Apeli i mjekes kosovare: Jemi heronjtë tuaj, lutuni edhe për ne

Një mjeke kosovare, Dafina Krasniqi ka ngritur shqetësimin edhe për mjekët të cilët do të punojnë gjatë kësaj periudhe të jashtëzakonshme, për shkak të koronavirusit.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se i gjithë stafi mjekësor ka frikë, por pavarëisisht gjithë njerëzve ata janë betuar. “Mjekët dhe infermierët shoferet e spitalit infektives e pastaj gjithë bluzat e bardha që do të përballen me virusin koronë. Kemi edhe ne frikë, kemi familje Po si të gjithë edhe NE nuk jemi prej guri.

Por ndryshe nga të gjithë kemi bërë një betim. E ndryshe nga të gjithë, e dijmë se jemi shpresa e vetme për njerëzit që do të kenë fatin e keq të preken rëndë.”, ka shkruar ndër tjerash Krasnqi. Ajo tutje ka thënë se përveç sëmundjes duhet ta përballojnë edhe panikën dhe stresin e të gjithëve.

“Ju na keni lincuar,akuzuar, përcudnuar, urryer, i përzënë, poshtëruar. Por sot është koha të luteni per ne Po po. Lutuni që të kemi sa më shumë fuqi. Lutuni që të mos dorëzohemi Lutuni që të jemi mbinjerëzore. Lutuni për ne, sepse luteni për veten. Ne do duhet të përballojme jo vetëm semundjen, por edhe panikun, stresin dhe papergjegjshmerine tone, të njohur tashme.

Jemi heronjtë e juaj Por nga sot, na duhen mbiheronj, sepse nuk dihet sa ditë do të punojmë pa ndaluar. Lutuni për këtë… kërkoni dhe ndjesë, diku mes lutjesh.”, ka përfunduar Krasniqi.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të mbyllen shkollat deri më 27 mars, si dhe me rekomandim të lirohet njëri prind nga puna, por që kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësor dhe punëtorët në sektorin e sigurisë. Lidhur me këtë ka reaguar Federata e Sindikatave të Shëndetësisë duke kërkuar që në këtë masë të përfshihen edhe punëtorët shëndetësorë.