Apeli e kthen në rigjykim djegien e Spitalit Modular në Tetovë

Gjykata e Apelit të Gostivarit e prishi aktgjykimin për spitalin modular në Tetovë, të shqiptuar për dy ish-drejtorët e Qendrës Klinike në Tetovë, Artan Etemi dhe Florin Besimi, të cilët morën dënime me kusht, ndërsa për mjekun Boban Vucevski, i cili u la i lirë.

Sipas vendimit, rasti i zjarrit ku humbën jetën 14 persona do të gjykohet sërish.
Gjyqtarët e Apelit-Gostivar thonë se gjykata e shkallës së parë nuk ka vepruar me kujdesin e duhur dhe shtojnë: “që të mund t’i vërtetojë me siguri të gjitha faktet juridikisht relevante, me të vetmin qëllim që t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve kontestuese dhe t’i vërtetojë të gjitha faktet vendimtare për ekzistimi i veprave penale dhe përgjegjësia penale e të pandehurve Flirin Besimi, Artan Etemi”.
“Gjykata shqyrtoi pretendimet ankimore të Prokurorisë për shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 415 paragrafi 1 pika 11 të KPP-së, mirëpo nuk i ka pranuar si të bazuara duke konsideruar se aktgjykimi i ankimuar në nenin nën pikën II nuk përmban të meta të tilla që nuk mund të të shqyrtohet në lidhje me korrektësinë dhe ligjshmërinë e tij. Formulimi i aktgjykimit është i qartë dhe i kuptueshëm, dhe arsyetimi përmban arsye të mjaftueshme për faktet vendimtare të vërtetuara dhe qëndrimet juridike të mbajtura nga gjykata. Këshilli i kësaj gjykate vlerëson se të gjitha pretendimet ankimore të lartpërmendura të paraqitura në ankesën e Prokurorisë Themelore Publike Tetovë janë të pabazuara”, thuhet në shpjegimin për lirimin e doktor Vuçevskit.