Apel publik Dioguardit të ndikoj që edhe BESA të jetë pjesë e koalicionit opozitar

“Zt. Josef Dioguardi, thirrjen Tuaj publike, përmes TV Lajm të Shkupit që “Të gjithë shqiptarë të bashkohen rreth Ziadin Selës”, e ndoqëm me vëmendje dhe këte e dëshirojm dhe ne, por, në rastin konkret, ne gjykojmë se Koalicioni duhet të jetë 3 (tre) palësh edhe me shumë te bashkohen mos te përcahet vota, gjë që do të thotë se, pjesë e koalicionit ASH AAA duhet të jetë edhe partia e vetme opozitare, Lëvizja Besa.”, thuhet në apelin publik të Forumit Ndërkombëtar për të drejtat e njeriut (IGFM), që drejtohet nga dr Adil Mustafa.

Më tej thuhet: “Zt. Joseph DioGuardi, nuk e dijmë a e dini se, në filllim të qeverisjes së LSDMsë së Zt. Zoran Zaev, ASH ishte pjesë e qeverisjes, ashtu siç edhe tani pjesë e qeverisjes është partia Alternativa.

Vetëm Lëvizja Besa nuk ka qenë pjesë e asnjë qeverije, as në atë të VMROsë dhe as në këtë të LSDMsë. Pra, parti e vetme e pastër opozitare ka qenë vetëm Lëvizja Besa. Pra, koalicioni ASH AAA pa LBnë nuk mund të quhet Koalicion i opozitës shqiptare; prandej, kërkojmë që edhe Ju, përmes autoritetit Tuaj, të ndikoni që Koalicioni të jetë trepalësh: ASH LB AAA; sepse, në të kundërtën e kësaj, pa koalicionin trepalësh, ne të IGFM Maqedonia e Veriut dhe të gjitha shoqatat dhe intelektualët shqiptarë, vlerësojmë se deri sa shkilen te drejtat e shqipëtarëve, vetëm me një koalicion gjysmak: ASH AAA, fitorja është e diskutueshme.

Ndërsa, në të kundërtën e kësaj, nëse koalicioni do të jetë trepalësh: ASH LB AAA, fitorja do të jetë jo vetëm e sigurtë, por do të jetë edhe e thellë. Ju faleminderit për mirëkuptimin Tuaj!”, theksohet në apelin e IGFM.