Apel i mjekut kumanovar Ilir Hasani për bashkëvendasit e tij: Kumanovën sot e shpëtojnë vetëm kumanovarët! (VIDEO)

“Nëse nuk respektojmë rregullat ne rrezikojmë Shëndetin e fëmijëve tanë. Vonojmë kthimin e tyre në shkolla. Rrezikojmë ardhmërinë tonë dhe vëllezërve e motrave tona, që po presin me padurim hapjen të vendeve të punës, që nëse nuk ndodh sa më shpejtë, mund të mbyllen përgjithmonë”, ka porositur Hasani, duke vazhduar: “Nëse respektojmë rregullat ne e respektojmë veten, familjen tonë, por e respektojmë edhe qytetin tonë të dashur Kumanovën. Mos të lejojmë të bëhet vonë!”.