Kryetari i së “Majtës”, Dimitar Apasiev vlerëson se përfaqësimi i komunitetit etnik shqiptar në Maqedoni në regjistrimin e popullsisë që do të organizohet në prill do të jetë 28.5 përqind.
“Përqindja e rezultateve nga regjsitrimi u ra dakord gjatë formimit të Qeverisë LSDM + BDI. Nëse ju shqetëson, më lejoni t’ju them: pakica më e madhe do të jetë 28.5% (edhe pse në realitet banorët janë rreth 18%).
Ky është tani vetëm një falsifikim i realitetit, në mënyrë që ai të futet në marrëveshjen e koalicionit. Me “shtetas” si Zaev, për fat të keq, demakedonizimi është një proces i vazhdueshëm”, shkruan në Facebook Apasiev.
Për momentin, opozita po kërcënon të mos e njohë atë dhe të mos respektojë regjistrimin. OBRM-PDUKM kërkon që operacioni të kryhet me terminale të gjurmëve të gishtave dhe të shfaqet vetëm numri i banorëve në vend.