Apasiev: Në zgjedhjet e ardhshme do të kemi më shumë deputetë dhe më shumë resurse për bllokime

Kryetari i partisë “E majta”, Dimitar Apasiev në emisionin “Dnevnik” në Sitel deklaroi se partia e tij në Kuvend do të bllokojë të gjitha ligjet që sipas tij janë të ndërlidhura me mafinë urbane, entotribalizë dhe shovinizëm.
“Çdo ligj që do të vijë në Kuvend do të bllokohet nga ne për shkak se kjo është shkatërrim i shtetit, shkatërrim i republikës dhe kjo nuk duhet të kalojë, të paktën deri sa ka deputetë të partisë “E majta” në Kuvend, ndërsa në zgjedhjet e ardhshme do të kemi shumë më shumë deputetë dhe më shumë resurse për bllokim”, tha Apasiev.

Ai tha se megjithatë bllokimi nuk është mënyrë e punës së partisë së tij. Ai thotë se ai dhe kolegu i tij, Boris Krmov deri tani kanë bllokuar vetëm miratimin e Rregullores dhe Ligjin për letërnjoftime.
Ndryshe, fjalimet e gjata revoltuan deputetët e opozitës shqiptare të cilët dje kërkuan të flasë më konkretisht për amendamentet për ndryshimet në Ligjin për shtetësi.