Apasiev: “Është koha për bllokadë të tërësishme të Kuvendit”

Kryetari i së “Majtës”, Dimitar Apasiev, i bën thirrje gjithë opozitës që të futet në bllokadë të tërësishme të Kuvendit. Ai vlerëson se pas veprimit të fundit të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, i cili vetë vendosi të vlerësojë kushtetutshmërinë e nismës së OBRM-PDUKM-së për referendum, nuk ka më kuptim të jetë në Kuvend. LSDM dhe BDI sot njoftuan se nuk do të lejojnë që lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski të rrezikojë të ardhmen evropiane dhe të qëndrojnë të vendosur në qëndrimin e tyre se iniciativa është antikushtetuese./Telegrafi/