Anxhela Peristeri “shkund” skenën e Eurovision, elektrizon publikun me performancën shpërthyese


Anxhela Peristeri performoi e dyta në finalen e “Eurovision” dhe performanca mund të përmblidhet me dy fjalë: Energjike dhe perfekte.

Këngëtarja dukej shumë e bukur e veshur me një body plot gurë, ndërsa me vokalin perfekt, gjatë performancës i bëri të gjithë të ngrihen në këmbë.

Me paraqitjen ku çdo gjë ishte në nivel, nga zëri tek imazhi, Anxhela elektrizoi skenën e madhe dhe fitoi duartrokitjet e ngrohta të spektatorëve. Efektet dhe vetë skena ishte absolutisht e shkëlqyer.
Tani i urojmë vetëm fat, sepse asgjë tjetër nuk ka munguar në këtë performancë.