Anulohet vizita e kryeministrit bullgar Petkov!

Vizita e kryeministrit bullgar Kiril Petkov në Shkup, shtyhet, njofton BNT duke u thirrur në informacione nga pres-qendra e Këshillit të Ministrave. Në tekst nënvizohet se vizita nuk është anuluar, por shtyhet, pa mos saktësuar për kur.

Vendimi vjen disa orë pasi u bë e qartë se kryetari i Kuvendit popullor, Nikolla Minçev, me të cilin Petkov kishte komunikim, është i infektuar me koronavirus.

Funkionin e kryeministrit në shtet gjatë kohës së izolimit të Petkov do ta merr zëvendëskryeministrja, Kalina Konstatinova.