Anulohet takimi nga ministri Shaqiri, nga Komuna: “Mos respektim i tetovarëve”

So është anuluat takimi i cili do të duhej të mbahej në Komunën e Tetovës, mes Bilall Kasamit dhe ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

“Mos respekt ndaj kryetarit te Komunës, do të thotë mos respekt ndaj gjithë Tetovës. Ministri Arsimit, si duket nën urdhrat e shefave të tij, nuk arrin të tejkalon veten e vet dhe të sillet si ministër i gjithë qytetarëve, por duke u bazuar në politiken e partisë qe përfaqëson edhe njëherë dëshmoi se ata injorojnë komunat qe nuk janë të udhëhequra nga BDI.
Komuna e Tetovës ka zot, shpie prandaj nuk do lejojmë që dikush të nënçmojë autoritetin e qytetarëve të Tetovës”, thanë nga Komuna e Tetovës.

Por Shaqiri e ka mohuar të njëjtën ku thotë: “Mos shkuarja në koordinim ka ardhur si rezultat se ka agjendë të ngjeshur dhe se nga Komuna e Tetovës i kanë thënë se hapësirat janë të zëna.”