Anulohet takimi i përbashkët i partivë për Ligjin e Prokurorisë, VMRO-ja nuk do të merr pjesë

Sot, nuk do të ketë takim të përbashkët të partive politike lidhur me Ligjin për Prokurorinë Publike, sepse VMRO-DPMNE-ja nuk do të merr pjesë në të, njoftojnë burime pranë LSDM-së për portalin “Sloboden Peçat”.

Sipas këtyre burimeve, ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska do të realizojë takime vetëm me ato parti që kanë propozuar amendamente dhe se më së voni deri të mërkurën Ligji për Prokurorinë do të dorëzohet në Kuvend për tu votuar më 11 shkurt.

Deskoska sot do të mbajë takime veç e veç me grupet më të vogla parlamentare lidhur me ligjin për Prokurorinë, në të cilin deputetët pritet të japin vërejtjet finale lidhur me Ligjin.

Biseimet e Deskoskës me grupet më të vogla parlamentare paraqesin tentim për të siguruar 80 deputetë pa VMRO-DPMNE-në me qëllim që ligji të miratohet para shpërndarjes së Kuvendit, më 12 shkurt.