Anulohet seanca për spitalin modular – Besimi: E vërteta do del në shesh!

Seanca për rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë është anuluar për më 14 tetor.

Në seancë u paraqit vetëm Florim Besimi, ndërsa nuk u paraqitën edhe dy të akuzuarit tjerë Artan Etemi dhe Boban Vuçevski.

Besimi ka deklaruar se e vërteta e djegies spitalit do të dëshmohet.

“Të gjithë atë që kam për ta thënë për këtë proces gjyqësor do e them para gjykatës. Ju lus mediat që ta përcjellin këtë proces, për shkak se unë personalisht kam besim në sistemin gjyqësor dhe e vërteta do të dëshmohet”, deklaroi Besimi.