Anulohet seanca për “27 Prillin”, Veljanovski dhe Ristovski në vetëizolim

Gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit 2017 në Kuvend, anulohet për më 28 tetor për shkak të mungesës së të akuzuarit Spiro Ristovski, i cili është në vetëizolim, për shkak të koronavirusit. Mbrojtësi i Spiro Ristovskit, në gjykatë ka dorëzuar njoftim se i akuzuari do të jetë në vetëizolim deri më 21 tetor.

I akuzuari i parë Trajko Veljanovski, gjithashtu, ka vendim për vetëizolim deri më 22 tetor. Në seancën e sotme, duhej të merren në pyetje më shumë dëshmitarë, të propozuar nga mbrojtja e ish-spikerit të Kuvendit, Trajko Veljanovski. Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheqë gjykatësi Ilija Tërpkov ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Vilma Ruskovska.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski si edhe ish-drejtori i DSK, Vlladimir Atanasovski. Ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.