Anulohet seanca e sotme gjyqësore për rastin “Titanik”

Anulohet seanca e sotme gjyqësore për rastin “Titianik”. Anulimi vjen për shkak se anëtari i Këshillit Gjyqësorë, Ognen Stavrev është në izolim për shkak të kontakteve që ka pasur me persona që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Seanca e radhës do të mbahet me 17 mars.

Rasti “Titanik”, ka të bëj me parregullsitë zgjedhore. Ky proces gjyqësor gjendet në fazën e dëshmive. Në seancën e fundit si dëshmitarë ishte kryeministri Zoran Zaev, i cili në cilësinë e dëshmitarit të propozuar nga prokuroria dëshmoi për parregullsitë zgjedhore të kryera nga VMRO-DPMNE-ja në vitin 2014. Gjyqin për këtë rast e udhëheq gjykatësi Osman Shabani, derisa prokurorinë e përfaqëson prokurorja Lile Stefanova.

Përveç ish kryeministrit Nikolla Gruevski i cili është në arrati, për rastin “Titanik” akuzohen edhe Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakeski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.