Anulohet protesta në Saraj, Ministria e Shëndetësisë të hënën ankandin për poliklinikën

Protesta e paralajmëruar nga qytetarët e komunës së Sarajit dhe e përkrahur nga kreu i kësaj komune Blerim Bexheti, e cila ishte e paralajëmruar se do të zhvillohet të martën duke bllokuar autostradën Shkup-Tetovë, anulohet. Anulimi pason pasi që Ministria e Shëndetësisë, ka filluar menjëher proceduart administratvive, ku të hënën do të bëhet anëkëndi për procedurëne prokurorimit.

Ja postimi në fejsbuk i kryetarit të komunës së Sarajit Blerim Bexheti:

Poliklinika do të bëhet!

Të nderuar bashkëqytetar të komunës tonë të Sarajit , prej në fillim ju kam përkrahur dhe kam kuptuar revoltën tuaj për vonesën e realizimit të projektit të cilin ju e keni kërkuar ndërsa unë si kryetari kësaj komune kam premtuar realizimin e tij , ndërtimin dhe vënjen në funksion të Polinklinës së Sarajit.

Për këtë shkak dhe publikisht pranova se do jem bashkë me ju aty, në iniciativën për një protestë lidhur me mosrealizimin e këtij projekti, më të cilën ishte paraparë bllokimi i rrugës magjistrale Shkup -Tetovë gjatë ditës së martë!

Por, sot më duhet tju ftoj në nderprerjen e kësaj iniciative për protestë, për shkak se, pas angazhimit tonë dhe bisedave me institucionet relevante arritën që të ndikojmë për finalizmin e procedurës së prokurimit për përzgjedhjen e ndërmarrjes, e cila do të realizojë ndërtimin e këtij objekti me nevojë për komunën tonë.

Ajo që u dakorduam është që të hënën të mbahet ankëndi për procedurën e prokurimit me të cilën dhe do të rrumbullaksojmë këtë procedurë.

Unë si kryetari i juaj do të vazhdojë të përcjelli më vëmëndje këtë proces dhe do tju informojë për rrjedhat e tij.

Me bindje se shumë shpejt do të fillojmë ndërtimin e këtij objekti vital në shërbim të qytetarëve tanë , ju falenderoj për bashkëpunimin.