Anulohet marshi paqësor për viktimat nga tragjedia në Tetovë

Grupi i tifozëve Ballistët nga Tetova, kanë njoftuar se për sot do të anulohet marshi paqësor për 14 viktimat e spitalit modular në Tetovë, ndërsa e marshi do të mbahet ditën e shtunë.
“Për shkak se nesër bëhet varrimi i të ndjerëve Homazhi i parashikuar për nesër anulohet për ditën e shtunë në ora 13:30. Prej Sheshit Iliria deri tek spitali”, njoftojnë Ballistët.

Marshi ishte paraparë që të fillonte pas faljes së namazit të xhumasë, në ora 13:30 dhe të marshonin nga Sheshi Iliria – Tetovë e deri te Qendra Kovid që u shkrumbua nga zjarri që e kaplua mbrëmjen e 8 shtatorit. Me marsh do t’u bëhet homazh 14 personave, pacientë dhe familjarë të tyre, që humbën jetën nga zjarri.