Anulohet gara e Moto GP në Angli shkaku i shiut


Për herë të parë në histori, Moto GP ka anuluar për arsye sigurie Çmimin e Madh të Silverstone në Angli, pas reshjeve të dendura të shiut.

Asfalti i ri nuk ka mundur ta drenazhojë sasinë e madhe të shiut, që nuk ka pushuar që nga ora 10:30. Pas disa testeve, pilotët kanë kërkuar të mos zbresin në pistë, çka u pranua nga organizatorët, transmeton SS.

U hodh poshtë gjatë mesditës edhe ideja për ta shtyrë garën të hënën, por motive logjistike. U anuluan gjithashtu edhe garat e Moto2 e Moto3.