Anulohet “Fortesa”, Mijallkov as Janakieski nuk sillen nga “Shutka” në Gjykatë

Ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov sot nuk lëviz nga burgu i Shutkës dhe si pasojë anulohet rasti “Fortesa”. Nga drejtoria e qendrës së paraburgimit për Tv21 thanë se nuk kanë marr thirrje nga gjykata për ta transportuar Mijallkovin. Kurse, në seancën e posa anuluar Prokurori Special tha se masa e paraburgimit për të u kërkua për shkak të rrezikut për arratisje. Në këtë lendë të PPS-së, kusheriri i Gruevskit është ndër të akuzuarit për përgjime të jashtëligjshme të komunikimeve, së bashku ish-ministrin e transportit dhe lidhjeve Mile Janakieski, i cili gjthashtu nuk u soll sot në gjykatë, prej ku është duke vuajtur masën e paraburgimit prej një javësh. Në seancë erdhi ish ministrja e mbrojtjes Grodana Jankullovska, ndaj te cilës aktualisht ka vetëm masën e kujdesit të shtuar. Në lëndën “Fortesa” gjykohen në mungesë edhe Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski, të cilët janë arratisur në Greqi.

Përgatiti: Adnan Qaili