Anulohen të gjitha fluturimet e ditës së sotme në aeroportin ‘Adem Jashari’

Aeroporti ndërkombëtari i Prishtinës ka njoftuar se janë anuluar të gjitha fluturimet e planifikuara për ditën e sotme.

Siç njofton APN, për të dhënat shtesë lidhur me fluturimet duhet kontaktuar kompanitë ajrore.

Postimi i plotë:

Të nderuar udhëtarë në pritje të udhëtimit,

Ju informojmë se fluturimet e datës 18 Qershor 2020, janë anuluar.

Për të dhëna shtesë në lidhje me fluturimin tuaj, ju lusim që të kontaktoni kompanitë ajrore.