Anulohen dasmat e ahengjet! Gastronomët ankohen për masat anti-Covid


Gastronomët ankohen për uljen drastike të punës për shkak të masave të reja antikovid. Ata thonë se tashmë janë anuluar edhe dasmat dhe ahengjet e tjera. Kërkojnë rishqyrtimin e masave pasi siç thonë kufizimet aktuale janë jologjike.

Vlerësojmë se duhet t’iu mundësohet hyrja në objektet gastronomike edhe të personave që e kanë kaluar kovid-19 në 6 muajt e fundit apo ata të cilat kanë test PCR negativ apo test antigjeni. Në këtë mënyrë sërish do të kihet kujdes për mbrojtjen e shëndetit, por gjithashtu shmanget izolimi i personave të pavaksinuar por që kanë fituar imunitet apo kur me test dëshmojnë se nuk janë bartës së virusit”, tha Martin Angellovski, nënkryetar i Odës së turizmit dhe gastronomëve.

Vendimi i cili rregullon masat e reja parashikon që për të hyrë në shtet, përveç certifikatës së vaksinimit apo vërtetimit për shërim nga virusi edhe mundësia për izolim 7 ditor. Në këtë kuadër kërkojnë që izolimi të mund të ndërpritet me posedimin e testit negativ”, pohoi Ana Marija Aleksova, Oda e turizmit dhe gastronomeve.