Anulimi i dasmave do të lejë pa punë qindra puntorë!

Kohët e fundit lexoj nëpër portale të ndryshme prononcimet e njerëzve të cilët krenohen me anulimin e dasmave, duke shfaqur bile edhe mbështetjen e kësaj ideje,

Ok. Do të ishim dakort për shumë çka, por gjithnjë duke pasur parasysh edhe aspektin ekonomik të bizneseve kërçovare, dhe mbi të gjitha punëtorët e shumtë të hotelierisë që do të humbin vendet e tyre të punës prej ku e sigurojnë ekzistencën familjare.
Llogaria e humbjeve është shumë e thjeshtë.
Në një sallë dasmash punojnë së paku 15 puntorë.
Kërçova afërsisht ka 15 salla (15×15 = 225), që do të thotë se brenda ditës shkurtohet buxheti për 225 familje!

– Sallonet e Ondulimit – 20 puntorë
– Dekorimet – mbi 10 puntorë
– Ëmbëltoret – mbi 10 puntorë
– Grupet muzikore dhe këngëtarët – minimalisht 50-të
– Kameramanët – mbi 20 puntorë…. Dhe shumë biznese të tjera që lidhen me organizimet e gëzimeve familjare ku angazhohen mbi 300 puntorë.

Prandaj deklaratat e njerëzve që bëjnë thirrje për mosorganizimin e dasmave (pavarësisht nëse krijohen ose jo kushte shëndetsore), janë të ngutshme dhe të pabaza, sepse pezullimi total i organizimit të dasnave, do të fundoste afaristët vendor dhe puntorët që janë pjesë e tyre. Me këtë rast, ekonomia vendore do të ketë pasoja fatale, ndërkohë që do të shtohet numri i skamnorëve dhe rasteve sociale të cilët janë goditur edhe më rëndë në këtë periudhë të ballafaqimit me pandeminë globale

Pa keqkuptime dhe me shumë respekt !
Akil Bexheti