Deputeti i LDK’së Anton Quni i është kundërpërgjigjur Nënkryetarit të OVL- UÇK’së Nasim Haradinajt pasi ky i fundit tha zyrtari i partisë së Mustafës asnjëherë nuk ishte plagosur në luftë. Quni për Express thotë se dëmtimet në fytyrë i ka si pasojë e angazhimit gjatë luftës në Kosovë, ndërkaq e thekson se nuk ndjehet aspak keq për shenjat në fytyrë, pasi thotë se ka qenë aty kur vendi ka pas nevojë.
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj deklaroi mbrëmë se Anton Quni nuk është plagosur kurrë në luftë, teksa reagoi ndaj njerëzve që ai tregon se kanë thënë që deputeti i LDK’së është i plagosur në luftë.
“Anton Quni ka qenë një komandant batalioni. Mu më ka shkru njëri në Facebook, më ka thënë: ‘A të vjen marre me fol për Anton Qunin. Ai sa herë del para pasqyrës i sheh plagët e tij’. Kurrë Anton Quni nuk është plagosur në luftë. Kurrë!”, ka thënë Haradinaj.
Por këtyre prtenedimeve të Haradinajt, Quni ka zgjedhur t’i përgjigjet mu shumë fotografi të cilat dëshmojnë se nga perudhat dhe vendte të ndryshme gjatë luftës.
Deputeti i LDK’së thotë për Express se nuk do t;i kishte vragat në fytyrë po të mos kishte qenë pjesë e luftës.
Po, dëmtimet në fytyrë i kam si pasojë e angazhimit tim në UÇK.�Po të kisha qëndruar larg vijave të frontit, granatimeve, zonave të kontaminuara, të ftohtit dhe kushteve ekstreme për jetë, sot nuk do ti kisha vrragat në fytyrë”, u shpreh Quni.
Ai tha se nuk ka aplikuar për invalid të luftës pasi ndjehet 100 për qind mirë me shëndët. Zyrtari i partisë së Isa Mustafës tregoi edhe pozitat që i ka pasur gjatë luftës së Kosovcës.
“Nuk kam aplikuar për invalid të luftës, sepse, ndjehem 100% mirë me shëndet.Gjatë luftës kam kryer këto detyra:-Komandant i Batalionit Diverzanto Vëzhgues�-Shef i Operatives në GO-3 (br 131, br 134, BDV-Shef i Shtabit të Brigades 138 “Agim Ramadani”Vrragat dhe detyrat nuk më bëjnë të ndjehem keq, e as ndryshe nga të tjerët, përkundrazi, janë dëshmia që barti se; unë isha aty ku dhe kur vendi ynë kishte nevojë për mua”, ka shtuar ai.
Quni së fundmi kishte qenë i ftuar në emisionin “Pressing” ku ka folur për vrasjen e kolonelit Ahmet Krasniqi, ish-Ministër i Mbrojtjes. Fajtorët ai i kërkoi te rivalitetet politike.
Ndërkohë që edhe për Express. Quni thekson se në ditën kur është kryer atentati ndaj Ministrit të Mbrojtjes, kol. Ahmet Krasniqi, ai nuk ishte në veturën e tij, as në darken e përbashkët, as në Tiranë.
“Atë kohë unë isha më njësinë time në kufirin Shqipëri/Kosovë”, ka përfunduar ai.