Antikorrupsioni kërkon që penalisht të ndiqet ish-Ministri i Kulturës

Për shkak të dyshimeve për kryerje të veprës penale keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtarë lidhur me kontrata dhe aneks kontrata të lidhura më 24 korrik të vitit 2020, e që kanë të bëjnë me konkurset për financim të projekteve me interes kombëtarë. Komisioni Antikorrupsion në seancën e sotme ka vendosur që të inicojë procedurë për ndjekje penale ndaj ish-Ministrit të Kulturës Hisni Ismaili.

Kjo lëndë siç sqarojnë nga Antikorrupsioni ka qenë e dorëzuar nga Ministria e Kulturës, pas seancës së qeverisë të mbajtur më 18 maj. Nga Ministria e Kulturës është kërkuar që të bëhet kontroll të punës në pjesën e bazës ligjore të marrëveshjeve duke pasur parasysh, siç thotë anëtari Vlladimir Georgiev , se marrëveshjet janë lidhur në periudhë paszgjedhore pas zgjedhjeve parlamentare në kushte kur nuk është formuar Qeveria e re dhe në kushte kur me ribalancin e buxhetit ministrisë u janë ulur mjetet financiare për financim të projekteve me interes nacional në sferën e kulturës.

VLADIMIR GEORGIEV, ANËTAR I KSHPK-së
“Pas shqyrtimit të tërësishëm të dokumentacionit, mund të konstatohet se gjatë muajit shkurt të vitit 2020 nga ana e komisioneve profesioniste, të formuara në Ministrinë e kulturës, janë sjellur vendime me të cilat janë miratuar mjete për financim të këtyre tre programeve me rreth 196 milion denarë, ose mbi 3 mlion e 100 mijë euro për 684 projekte. Duke pasur parasysh se në vitin 2020 për të gjitha programet janë paraparë gjithësej 159 milion denarë, por edhe detyrimet që ministria I ka marë në vitin 2019, në vlerë prej 23 milion denarë, del që ky institucion ka pasur në dispozicion vetëm 136 milion denarë, për t’i financuar këto 3 programe. ”

Kryetarja e Komisionit Antikorrupsion Biljana Ivanovaska ka nënvizuar se nga gjetjet e deritanishme nënkuptohet se personi udhëheqës me ministrinë e Kulturës ka ndërmarrë detyrime jashtë mjeteve që I ka pasur në dispozicion me buxhetin, gjë që sipas saj është e ndaluar dhe e dënueshme.