Anthony Martial kërkon siguri shtesë në shtëpinë e tij nga Manchester United

Anthony Martial raportohet se ka kërkuar nga Manchester United që t’i ndihmojnë me sigurinë në shtëpinë e tij, transmeton Zeri.info.

Sulmuesi francez së bashku me gruan e tij u fyen në baza racore, pas humbjes që ‘Djajtë e Kuq’ e pësuan nga Sheffield United në javën e kaluar.

Krerët e klubit të Manchester Unitedit nuk janë shprehur rreth kësaj çështje, por besohet se janë shprehur të gatshëm të ofrojnë siguri shtesë në shtëpinë e tyre.

Edhe mbrojtësi i skuadrës angleze, Alex Tuanzebe, gjithashtu ka qenë cak i fyerjeve në rrjetet sociale nga tifozët.

Nga këto fyrje nuk është kursyer as sulmuesi, Marcus Rashford, pas barzimit pa gola ndaj Arsenalit.