Antalyaspor pagoi 200 mijë euro për shërbimet e talentit shqiptar, Bushi e lë jashtë Kombëtares

Vijon të mbetet pa përgjigje mosgrumbullimi i talentit shqiptar Omar Imeri me Kombëtaren U-21. Pak kohë më parë Imeri befasoi duke refuzuar ofertat e shumta të Maqedonisë së Veriut për ta mbajtur në Kombëtaren e saj, por 21 vjeçari zgjodhi të përfaqëosonte Shqipërinë.

Për trajnerin Alban Bushi, aktivizimi i Imerit në Antalyaspor nuk ka rendësi, por Kombëtares së të rinjve po i mungojnë golat, ajo që Imeri ka treguar se di ta bëjë më mirë.
Imeri për shpresat e Shqipërisë ka zhvilluar shtatë ndeshje në të cilat ka shënuar dy herë. Ndërsa më herët për shpresat e Maqedonisë, Imeri ka shënuar vetëm një ndeshje.

Gjatë sezonit të transfertave ish talenti i Shkëndijës po ndiqej nga Fenerbaçe ndërsa pas insistimit të shumtë të ai u transferua për te Antalyaspori, ekip që pagoi 200 mijë euro për shërbimet e tij.
Talenti shqiptar, vetëm 20 vjeçar, luajti në ligën e parë (superiore) në Maqedoninë e Veriut 72 ndeshje duke shënuar 16 gola.
Statistikat e Imerit po tregojnë se Kombëtarja e 21 vjeçarëve të Shqipërisë nuk e ka luksin për mos grumbullimin e tij, ndërsa ai që duhet të zgjohet mbetet trajneri Alban Bushi.