Ankohet mërgimtari: “Pagova 1500 € për gjëra elementare në doganën kroate”

ilustrim

Një mërgimtar nga Suhareka, i cili jeton në Zvicër, është ankuar se në doganën kroate, mërgimtarët të cilët kalojnë nga Kosova po paguajnë shuma marramendëse.
“Me datën 28.12.2021 kam paguar 1500€ për 6 kg mish të terur dhe 20 kg djathë dhe 2 “shteka cigare”. Kam dokumentacionet e doganës.

Dy persona kemi qenë në veturë, por atyre nuk ju intereson fare, edhe pse me fatura kemi dëshmuar që gjysma janë të miat dhe gjysma të udhëtarit tjetër. Po ashtu një person tjetër nga Suhareka ka paguar 2650 € për 17 kg mish të terur që e ka marrë për konsum privat, mërgimtari i cili jeton në Itali”, ka thënë K.B. Ai ka bërë thirrje për kujdes për udhëtarët nga Zvicra që kalojnë nga Kroacia, pasi mund të përballen me dënime të tilla.