Inspektorët ankohen se mosharmonizimi i rregullativës ligjore, në shumë raste u kufizon atyre kompetencat. Tomisllav Jorgushevski, inspektor i mjedisiti në Komunën e Tetovës, thotë se shumica e ankesave të tyre që përfundojnë në gjykatë, hidhen poshtë. Sipas tij, kjo qasje e gjykatës ul kredibilitetin e inspektorëve tek ndotësit.
“Ajo që ndodh në gjykatë është e çuditshme. Na bien poshtë pothuajse të gjitha paraqitjet dhe kjo për arsye banale, si për shembull mosvendosja e e-mailit dhe detaje të tilla. Nga 4 mijë euro sa është dënimi, i dënojnë nga 100 euro, kjo sepse gjykata ka vlerësuar se aq duhet dhënë dënimi. Më pas kur ne shkojmë të ato subjekte dalim qesharak. Në kishim 40 paraqitje, me të gjitha detajet, zona, rruga dhe të tjera dhe asnjëra nuk ka kaluar në gjykatë”, tha Tomisllav Jorgushevski- inspektor i mjedisit Tetovë.
Një tjetër ankesë e inspektorëve është se nuk mund të monitorojnë ndotjen e ajrit nga amvisëritë, për shkak se nuk kanë baza ligjore për të kontrolluar të njëjtat. Mirosllav Bogdanovski thotë se është e nevojshme që të miratohet një rregullore, në të cilën do të përcaktohen saktë lëndët që amvisërive u lejohet t’i përdorin për ngrohje. Si një mënyrë për parandalim të ndotjes përmend inspektimet e paparalajmëruara në terren.
“Një nga problemet me të cilat përballemi është pamundësia për të kontrolluar amvisëritë, ndërkohë që të gjitha studimet tregojnë se amvisëritë janë në mesin e ndotësve më të mëdhenj. 00:49:00 sipas meje, është e nevojshme që të miratohet një rregullore për lëndë të ngurta në të cilin do të përcaktohet saktë se çfarë guxon të përdorë si lëndë djegëse një amvisëri”, deklaroi Miroslav Bogdanovski- inspektor në Qytetin e Shkupit.
Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Sreten Stojkovski, thotë se gjatë 6 muajve të fundit ky inspektorat ka shqiptuar urdhërpagesa që ndotësve u kanë kushtuar rreth 35 mijë euro. Sipas tij që ndotja e ajrit të ulet industritë e mëdha kanë përgjysmuar kapacitetet e punës.
“Ajo ndodh në Strumicë ku një pjesë e mirë e industrive të mëdha ka informuar se deri më 15 janar nuk do të funksionojë. Në Shkup gjithashtu. Nga kontrollet që kemi bërë edhe në Kumanovë një pjesë e mirë e industrisë është në pushim”, tha Sreten Stojkov- u.d drejtor i Inspektoratiti të Mjedisit.
Në debatin e organizuar nga Inspektorati për mbikëqyrje civile u tha se inspektorët duhet të kenë më shumë kompetenca që të mund të sanksionojnë, pasi sipas tyre kjo do të jepte më shumë rezultate në mbrojtjen e mjedisit. Gjithashtu nga përfaqësuesit e disa komunave u kërkua që inspektorët në kohë të publikojnë raportet për punë e tyre./