Ankohen gastronomët për protokollet: “Vizitorët anuluan prenotimet e festave”

Turistët që dëshironin ta presin Vitin e Ri në Strugë apo Ohër, dalëngadalë po i anulojnë prenotimet për shkak se gastronomët ende nuk kanë marrë protokolle nga Qeveria dhe Komisioni për Sëmundje Infektive, nëse do të mund të organizojnë festën e Vitit të Ri. Ata ndjehen të revoltuar nga mënyra se si i trajton shteti, andaj thonë se numri i atyre që do të vijnë do të jetë i vogël dhe nuk do të ketë festë të organizuar nëpër objektet e tyre.

Shumica e mysafirëve të interesuar për natën e ndërrimit të vitit në Ohër janë nga vendi, por edhe nga Serbia fqinje.
“Gjithçka varet nga dinamika e zhvillimit të pandemisë dhe situata me Covid 19, e cila mund të jetë faktor kyç për mbushjen e kapaciteteve”.

Interes më të madh në Strugë ka nga mysafirët e Shqipërisë dhe Turqisë.
Nga Asociacioni i gastronomëve të Maqedonisë, nga ana tjetër, thonë se edhe nëse në ditët në vijim marrin protokolle pune nga Qeveria, do të jetë tepër vonë për të organizuar grupe të huaja turistësh në bregun e Ohrit.