Qytetarët të ndarë në mendime për marrëveshjen për emrin. Në një anketë të realizuar nga Alsat M në Shkup e Tetovës qytetarët mirëpritën marrëveshjen dhe besojnë se kjo i hap rrugën euroatlantike vendit.
Me qiri në duar, rreth 20 protestues para Kuvendit në Shkup përsëri protestuan kundër marrëveshjes për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë që pasditen e sotme u firmos në Prespë. Sipas tyre, bëhet fjalë për akt tradhtie.
Qeveria tradhtare e Zoran Zaevit tentoi ta varrosin Maqedoninë. Ne maqedonasit deklarojmë se ky fat si simbol i jetës së Maqedonisë, ne nuk shkojmë në varrim, ata që shkuan atje, shkuan ta varrosin Maqedoninë”.
Dhjetëra metra nga Kuvendi, në sheshin Maqedonia, atmosferë e rëndomtë si çdo të diele.
Ky tregtar me tezgë pranë përmendores “Luftëtari në Kalë” e përshëndet marrëveshjen.
Me fqiun duhet të çdo herë raporte të mira pa marrë parasysh kush është ai. Por, si do të vazhdojnë gjërat, nuk varet vetëm prej Maqedonisë, kjo varet edhe nga faktor tjerë.
Super, shkëlqyeshëm.
Pse mendoni kështu?
Për shkak se hapen perspektiva të shumta për Maqedoninë, për punësime. Mjaft më. 20 vite lodhemi me problemin e njëjtë.
Ky është hap historik, pritej kështu dhe duhet të jetë si i tillë. Populli pret jetë më të mirë.
Marrëveshja është e mirë, do të ketë perspektivë, jetë më të mirë, standard, rritje të pagave e tj.
Çfarë pritni nga kjo marrëveshje?
Të rinjtë duhet të presin. Çfarë të presim ne, por do të jetë më mirë.
Megjithatë, takuam edhe qytetarë të tillë që me lot në sy e pritën lajmin e nënshkrimit të marrëveshjes.
Unë po qaj, nuk mund të them asgjë.
Pse?
Për shkak se nuk u bë mirë për fëmijët për familjet, nuk bën kështu.
Çfarë pritni pas marrëveshjes?
Asgjë, të mjerët ne.
Assesi.
Pse?
Nuk më pëlqen.
Pse nuk ju pëlqen?
Secili dëshiron të ma pagëzojë, ja përse.
Marrëveshja është katastrofë, me këtë marrëveshje e humbim Maqedoninë. Vetëm këtë mund ta them.
Grekët gënjejnë, ndërsa këta luajnë me popullin. Vendi nuk i jepet tjetër kujt.
Edhe krahas mendimeve për dhe kundër, kishte prej tyre që kjo temë fare nuk ju intereson.
Nuk kam koment për asgjë, as nuk mendoj e as nuk shikoj.
Pse, a nuk jeni të interesuar?
Jo fare. Sepse askush nuk interesohet për mua, edhe unë për emrin nuk interesohem.
Për qytetarët shqiptar, bashkëqytetarët e tyre kanë qenë dhe do të mbeten Maqedonas. Thonë se është koha vendi ti afrohet NATOS dhe BE-së.
Gjatë anketës tonë nëpër rrugët e Shkupit takuam edhe ambasadoren e Ukrainës në Maqedoni, Natalija Zadorozhnjuk. Për të, marrëveshja nënkupton siguri për mbarë rajonin.
Urime qytetarëve të Maqedonisë dhe Greqisë, urime. Është marrëveshje e mirë, hap mundësi për Maqedoninë në BE dhe NATO dhe mendoj që situata në rajon do të jetë më e sigurte. Marrëveshja është e mirë për të gjithë e jo vetëm për Maqedoninë por edhe për Greqinë dhe rajonin deklaroi Natalija Zadorozhnjuk – ambasadore e Ukrainës në Maqedoni.
Mendimi i qytetarëve për marrëveshjen do të jetë i rëndësishëm edhe për referendumin, i cili sipas paralajmërimeve, do të mbahet në vjeshtë.