Anketë e NDI-së: BDI forca e parë politike në bllokun shqiptar

Në hulumtimin e fundit të mendimit publik të Institutit Nacional Demokratik, të realizuar në muajin Mars dhe Prill udhëheqin votuesit e parpëcaktuar, kundrejt atyre që besojnë se në ndonjë parti apo politikan. Në pyetjen cilit politikani I besoni më shumë 8% e të anketuarve i besojnë Zoran Zaevit, 5 % Hristijan Mickovskit, 4% presidentit Stevo Pendarovski. Rejting me nga 2% kanë lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe kreu e ASH-së Zijadin Sela. 4% besueshmëri ka marrë Dimitar Apasiev. 18% e të anketuarve kanë refuzuar të përgjigjen, ndërsa 53% nuk i besojnë asnjërit prej politikanëve.

Në pyetjen se për cilën parti do të votonit, nëse do të garonin në zgjedhje pa koalicionime, 14% prej tyre kanë thënë për VMRO-në, për LSDM-në 10%.
BDI është favorit për 5% e të anketuarve, ASH me 4%, e e Majta do të votonin 5% e të anketuarve. 5% e të anketuarve do të zgjidhnin një opcion të tretë, kurse 39 % kanë refuzuar të përgjigjen. 19% e të anketuarve janë shprehur se nuk do të votojnë aspak në zgjedhje.

Në pyetjen se cili shtet apo institucion ndërkombëtar mbështet më shumë RMV-në, vetëm 26% janë përgjigjur për BE-në. Anketa tregon se mbështetja për Turqinë, Rusinë, Shtetet e Bashkuara dhe Kinën krahasuar me anketat e 2018 ka shënuar rritje. Turqia dhe Rusia kanë mbështetje të lartë me 52% respektivisht 48%. Për 43 % e të anketuarve SHBA-të janë mbështetësit më të mëdhenj të vendit, Kinën e kanë mbështetur 38% e të anketuarve. 87 % e të anketuarve mendojnë se ka dezinformata në media, kurse 68% e të anketuarve thonë se mediat sociale, Facebook, Instagram dhe YouTube janë më të besueshme.

Ky hulumtim është porositur nga NDI, është realizuar në Maqedoninë e Veriut nga IPSOS në muajt, Mars-Prill të vitit 2021 me 2410 kampionë dhe me marzhë gabimi +/-2% . Anketa është realizuar përmes intervistave telefonike dhe në internet CAPI dhe CAWI. Hulumtimi është financuar nga Agjencia e SHBA-ve për Zhvillimin Ndërkombëtar.