Anketa: Shumica e qytetarëve mbështesin zbatimin e marrëveshjes së Prespës

Sipas anketës së fundit të bërë nga “Telma” dhe Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtarë, shumica prej 56.5 për qind e të anketuarve thanë se janë dakord që të vazhdohet me zbatimin e marrëveshjes me Greqinë në Kuvend me procesin e ndryshimeve të amendamenteve kushtetuese.

Kundër janë 40.8 për qind, ndërsa 2.7 përqind nuk dinë ose nuk kanë pranuar të përgjigjen.

Mbështetja për procesin e ndryshimeve kushtetuese ka pothuajse mbështetjen absolute të 92.6 për qind tek shqiptarët. maqedonasit për këtë çështje janë të ndarë, 54.4 për qind “për” dhe 43 për qind kundërshtojnë vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes me Greqinë në Kuvend me atë të procesit të ndryshimeve të amendamenteve kushtetuese.

Vendimin e shtatë deputetëve të OBRM-PDUKM-së e mbështesin më shumë se gjysma apo 54.4 për qind, ndërsa kundër janë 38.2 për qind. 7.4 për qind e të anketuarit nuk e din ose nuk janë përgjigjur.

Vendimin e shtatë deputetëve të OBRM-PDUKM-së mbështetjen e 54.4 për qind tek shqiptarët, ndërsa tek maqedonasit ka mendime të ndara, 47.4 për qind nuk e mbështesin, ndërsa 46.1 për qind e mbështesin.