Anketa nga CRPC: Isen Shabani kryetar i ardhshëm i Komunës së Vrapçishtit

Kryetari aktual dhe kandidati për Kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativën do të drejtojë Komunën edhe për 4 vitet e ardhshme.

Sondazhi i Qendrës për Hulumtime Politike dhe Komunikim ka dhënë këto rezultate lidhur me mbështetjen e kandidatëve për kryetarë komunash për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Vrapçishtit.

Për Isen Shabanin nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të votonin 44,8% nga numri i përgjithshëm i të anketuarve më 31 tetor, ndërsa 41,6% e të anketuarve do të votonin për kundërshtarin e BDI-së Nebi Rexhepin.
Ose në një numër prej 125 të anketuarish, 56 do të votonin për Shabanin dhe 52 për Rexhepin.