Anketa e “REJTING”: Kush është lideri dhe kryeministri më i preferuar në Maqedoninë e Veriut?!

Instituti për hulumtime të opinionit publik “Rejting” ka publikuar një anketë të re lidhur me ate se cili është kryeministri më i preferuar në Maqedoninë e Veriut dhe si opsion më i pranueshëm.

32% e qytetarëve të anketuar kanë thënë se kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev është opsioni më i mirë për kryeministër, derisa 27% janë deklaruar për liderin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski si kryeministër i ardhshëm i preferuar. Ndërkohë, 20% e të anketuarëve janë përgjigjur se asnjëri prej tyre nuk është i mirë për atë funksion.

Sipas hulumtimit, problemi më i madh për qytetarët në vend janë rrogat e ulta dhe standardi i ulët jetësor. Ndërsa në vend të dytë është ko rrupsioni dhe kri minaliteti, por përpos tyre radhiten edhe papunësua, emigrimi dhe aspektet e tjera sociale. 42% e qytetarëve kanë thënë se Qeveria e udhëhequr nga LSDM mundet që ma shpejt të anëtarësojë vendin në BE dhe NATO, ndërsa 22% për VMRO-DPMNE.