Anketa e fundit: ASH-AAA prijnë te shqiptarët, VMRO-DPMNE te maqedonasit

Nëse tani do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare, fituese në kampin politik maqedonas do të ishte VMRO-DPMNE ndërsa tek shqiptarët koalicioni Aleanca për Shqiptarët- Alternativa.
Këtë e tregon anketa në terren, e cila është realizuar nga data 17 deri në 30 mars. Anketa është porositur nga partia e Hristian Mickoskit dhe në të janë përfshirë 1.009 qytetarë.
Anketa ka treguar se rejtingu i VMRO-DPMNE-së është 15 për qind. Më pas është renditur LSDM me rejting me 10.9 për qind.

E treta radhitet koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me rejting prej 5.3 për qind, ndërsa BDI e Ali Ahmetit ka rejting prej 5.2 për qind.
Levica e Apasievit ka rejting prej 5.2 për qind.
Nga të anketuarit të papërcaktuar janë deklaruar 17,5 për qind, ndërsa 13,8 për qind refuzojnë të votojnë.
13,2 për qind nuk do të kishin votuar në asnjë rast.