Anketa/25 përqind e shqiptarëve thonë se virusi nuk ekziston, 48 përqind e maqedonasve thonë se është bërë në laborator

75% e maqedonasve janë të shqetësuar për situatën aktuale në botë dhe vend, ndërsa tek shqiptarët 56% . Ndërsa 24% e maqedonasve u përgjigjen që nuk shqetësohen, ndërsa tek shqiptarët u përgjigjën 44%.

Në total 42.7 përqind e qytetarëve besojnë se coronavirusi ka dalë nga laboratori, 36.7 përqind mendojnë se kjo është me ndonjë qëllim, ndërsa 6 përqind mendojnë se është bërë nga ndonjë gabim. Rreth 23 përqind, nga ana tjetër, nuk e dinë se si u shfaq, tregojnë të dhënat nga hulumtimi i fundit nga Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe M-Prospekt.

Në të njëjtën pyetje për ekzistencën dhe origjinën e coronavirusit, pikëpamjet janë të ndryshme në bashkësitë etnike të maqedonasve dhe shqiptarëve.

Kështu, pothuajse 48 përqind e maqedonasve besojnë se coronavirusi është bërë në laborator. 41.8 përqind thanë se është bërë në laborator me qëllim, ndërsa 5.9 përqind thanë se është bërë në një laborator gabimisht.

Në bashkësinë etnike shqiptare, ndërkohë, 25 përqind janë të mendimit se virusi nuk ekziston. Përqindja e njëjtë të shqiptarëve janë përgjigjur se virusi ishte krijuar në një laborator me qëllim.

5.7 përqind e maqedonasve besojnë se virusi nuk ekziston, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rreth 5 përqind u përgjigjën se origjina e virusit ka të bëjë me krijimin e rrjeteve 5G në botë, si për maqedonasit ashtu edhe për shqiptarët.

Qytetarët u pyetën gjithashtu se sa të shqetësuar ishin kur morën parasysh gjendjen aktuale të botës dhe vendit për sa i përket krizës së Covid-19.

Përqindja e maqedonasve që ndjehen të shqetësuar është 75.4 përqind, ndërsa tek shqiptarët është 56.2 përqind. 24.3 përqind e maqedonasve dhe 43.8 përqind e shqiptarëve u përgjigjën se nuk shqetësohen.