Ankesa për funksionimin e Klinikës për sëmundje infektive në Shkup

Situata në Klinikën për sëmundje ngjitëse në Shkup, çdo ditë e më tepër po bëhet e pa përballueshme.

Pacientë të sëmurë me Kovid-19, të shtrirë në këtë klinik, duke folur në kushte anonimiteti për gazetën KOHA, ankohen për mungesë të kushteve adekuate për shërim, përfshi edhe hapësirat e duhura për kryerjen e nevojave fiziologjike.

“Kam problem me frymëmarrjen, ndërkohë dritaret e dhomës ku qëndroj janë hermetikisht të mbyllura. Mjekët po arsyetohen se me Protokoll të ministrisë së Shëndetësisë, është bërë mbyllja e dritareve dhe nuk lejojnë të hapen. Gjendja është bëhet e papërballueshme. Dita e tretë me radhë që po qëndroj këtu. Apeloj deri te organet të kenë në konsideratë gjendjen tonë dhe të krijojnë kushte më të volitshme, thuhet në ankesën e një pacienti, drejtuar gazetës KOHA.

Ndryshe, gjendja me korona virusit në Maqedoninë e Veriut, gjatë dy javëve të fundit është përkeqësuar me rritjen e numri të madh të pacientëve. Në konferencë e fundit për shtyp ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se numri i të infektuarve në Shkup, (ku është epiqendra e korona virusit në vend) gradualisht po shënon rënie.

Megjithatë, ai shtoi se nuk mund të garanton se një situatë e tillë do të vazhdoj edhe ditëve në vazhdim pasi që gjithçka varet nga respektimi i masave mbrojtëse./KOHA