Ankand publik për shitjen e një pjese të pasurisë së konfiskuar të Sasho Mijalkov

Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar, sot nga ora 9:00 deri në ora 12:00, përmes ankandit publik elektronik e realizon shitjen e paluajtshmërisë së konfiskuar të Sasho Mijalkovit. Rezultati i shitjes do të prezantohet në një konferencë për media (13:00) nga drejtori i Agjencisë, Driton Nebiu.

Në qershor të vitit të kaluar, prokuroria publikoi listën e të gjithë pasurisë që duhej të konfiskohej si pronë e Mijalkovit në marrëveshjen për pranimin e fajësisë në të cilën ai e pranoi fajësinë dhe mori tre vjet burg për rastin “Perandoria”, ku akuzohej për Pastrim parash. Vlerësimi fillestar i Prokurorisë është se vlera e pasurisë së paluajtshme është 14.1 milionë euro.