Gjesti i komentatorit shqiptar në TVM2, Mustafa Ademi për mospërfilljen e emrit të Stojançe Stoilovit, është komentuar shumë nëpër rrjetet sociale.
Pas reagimeve të shumë figurave publike për rastin në fjalë, e fundit që ka reaguar lidhur me këtë gjest është edhe Anita Latifi.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Latifi ka mbrojtur gjestin e komentatorit Mustafa Ademi që sipas saj pasiqë lojtari ka injoruar gjuhën shqipe duhet të jetë dikush që ti tregojë se ku dhe me kë është duke jetuar./Pa Censurë/