Anita Haradinaj: Plazhi i Shqipërisë është për të rritur e jo për fëmijë

Disa prej figurave publike në vendin tonë kanë folur në “Ftesë në 5” për turizmin gjatë sezonit veror dhe për ndryshimin mes Turqisë dhe Shqipërisë.
Anita Haradinaj tha se “fëmijët i ka rritur në Turqi” duke iu referuar pushimeve verore dhe aktivitetet që i ofron për të pasur një pasdite të këndshme. Sa i përket jugut të Shqipërisë, tha se është për klientë të moshës së rritur dhe jo për familjarë.

Anita Haradinaj: Komoditetin që ta jep Turqia nuk ka lidhje me Shqipërinë. Shqipëria ka ushqim ekstremist të mirë, por dua të them se Turqia të jep luks dhe komoditet kur i ke fëmijët e vegjël. Jugu nuk është për fëmijët e vegjël. Domethënë shkon në një dhomë hoteli dhe pas plazhit nuk ke çfarë të bësh tjetër. Jugu është për klientë të moshës më të rritur, jo për familjarë.

Luksin që e gjen në Turqi nuk e gjen në asnjë shtet tjetër të Evropës sepse konsideroj që Turqia, pjesa nga Deti i Zi, duke mos pasur detin e mirë kanë bërë investimet në hotel.
Ndërsa Iva Tiço u shpreh se cilësia e shërbimit në jug të Shqipërisë gjatë sezonit veror lë për të dëshiruar. Ajo zbuloi disa prej veprimeve që bën sa herë ulet në restorant.

Iva Tiço: Në një hotel të atij standarde të Turqisë, në jug kushton më shumë. Nuk mund të ketë turizëm me çmim të lirë me domate të blera shtrenjtë në supermarket. Nuk më shkon mendja të ha në jug se vajta katër herë në kuzhinë të merrja vajin, kripën, bukën, të mbyllja derën. Nuk mund të rri 3 orë në tavolinë sa t’i mbushet mendja kamerierit të më sjellë një copë bukë.