Anita Haradinaj: Kam 17 vite që jam shumë mirë me Ramushin

Spikerja e lajmeve të mbrëmjes në RTK, Anita Muçaj-Haradinaj, ka reaguar ndaj disa thashethemeve në media dhe rrjetet sociale, supozuar për një rrahje nga bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj. U tha se Anita përfundoi edhe në repartin e Urgjencës në QKUK nga plagët e marra, por që një gjë e tillë rezulton të jetë e pa vërtetë.

Këtë e bëri të ditur vet prezantuesja Muçaj-Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, duke u shprehur se ajo nuk ka pasur konfrontime fizike me bashkëshortin e saj, që njëherësh ka qenë ish-kryeministër i Kosovës.
Anita dhe Ramush Haradinaj (Foto: Anita Muçaj/Instagram)

Ajo shkruan se ka 17 vite bashkëjetesë të lumtur me Ramushin dhe se shpreh keqardhje si gazetare për nivelin e mediave që raportojnë sipas saj në mënyrë të pa konfirmuar.
Ky është reagimi i saj i plotë (pa ndërhyrje):

“Kam 20 vjet qe punoj dhe jam pjese e medias ne Kosove dhe sot shpreh keqardhje per nivelin e mediave dhe tendences per te prodhuar lajme banale, tituj banal e thashetheme per dy klikime me shume a me pak, kam qene shume here pjese e lajmeve te tilla dhe e kam kuptuar qe injorimi do te ishte forme e drejte e pergjigjes se thashethemeve por kjo e mbremshja ishte e pamundshme te injorohet sepse une jam nene, moter, mike, shoqe e dikujt dhe normalisht ka shqetesuar dike diku! Prandaj eshte e turpshme te prodhohen lajme kaq te ulta! Une jam shume mire dhe kam 17 vjet qe jam shume mire me Ramushin”, ka shkruar Anita në Facebook.

https://www.facebook.com/anita.mucaj.1/posts/10164732017870160