Një fregatë e marinës gjermane e ka gjetur veten në një emergjencë të vështirë dhe të rrezikshme, kur raketa e saj shkaktoi dhe përhapi zjarr mbi kuvertën e anijes. Pamjet dramatike të momentit u kapën në video.
“Sachsen”, një nga fregatat më të reja të raketave në Marinën e Gjermanisë, kishte përshkuar ujërat jashtë bregut të Norvegjisë me fregatën “Lubeck” të gjuetisë së nëndetëseve, duke marrë pjesë në një stërvitje të përbashkët detare me Marinën norvegjeze.
Disa orë në stërvitje, ‘Sachsen’ ishte përgatitur për zjarr me raketat anti-ajrore SM-2 kur ndodhi incidenti i papritur. Një video, që thuhet se u filmua nga një anije ngjitur, shihet momenti i shpërthimit të raketës duke hapur zjarr mbi kuvertën e anijes.
Për fat të mirë, flaka nuk u përhap nëpër raketat e tjera të ngarkuara në anije, ndërsa ekuipazhi aktivizoi sisteme zjarrfikëse dhe veproi “shpejt dhe në mënyrë plotësisht të saktë”, sipas marinës gjermane.
Përveç dëmeve, askush nuk u lëndua në bord, megjithëse dy marinarë ishin të shokuar pas incidentit.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/anijes-luftarake-i-shperthen-raketa-brenda-saj-553670/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright