Ka mbërritur nga Ukraina në pjesën e jashtme të portin e Durrësit anija “Jaohar Ranim” me 6 mijë ton grurë.
Anija u furnizua me grurë në portin Izmail të Ukrainës disa ditë më parë, në bazë të një marrëveshje të arritur ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, për t’i lejuar kësaj të fundit eksportimin e stokut të grurit të bllokuar nëpër depo për shkak të luftës.
Në Ukrainë ka disa disa miliona tonelata grurë të bllokuara, e që presin të shpërndahen në të gjithë globin.
Anija do të ankorohet në kalatën nr. 2 të portit të Durrësit paraditen e sotme, dhe gruri ka mbërritur për llogari të një kompanie mielli në Shqipëri.