Anija luftarake iraniane goditet nga një raketë, 19 marinarë humbin jetën

Një anije luftarake iraniane u godit aksidentalisht nga një raketë e shkrepur gjatë stërvitjeve detare në Gjirin e Omanit, duke vrarë 19 marinarë dhe duke plagosur 15 të tjerë, tha televizioni shtetëror më 11 maj.

Incidenti, i cili vjen mes tensioneve të ngritura midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, ndodhi më 10 maj pranë Jask, një port rreth 1.270 kilometra në juglindje të Teheranit.
Televizioni shtetëror e përshkroi sulmin me raketë si një aksident.

Flota e 5-të e Marinës amerikane, e cila monitoron rajonin, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Anija luftarake Konarak, e prodhuar në Holandë, është në funksion që nga viti 1988. Zakonisht transporton një ekuipazh prej 20 marinarësh.
Irani zhvillon rregullisht stërvitje në rajon, i cili është afër ngushticës strategjike të Hormuzit, nëpër të cilën kalon një e pesta e naftës në botë.

Incidenti vjen pas tensioneve të ngritura midis Teheranit dhe Uashingtonit që kur presidenti amerikan, Donald Trump në vitin 2018, u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga një marrëveshje historike midis Iranit dhe fuqive botërore dhe vendosi sanksione ndaj Iranit.
Trump thotë se marrëveshja ishte e negociuar keq dhe se ajo i mundësonte Iranit të posedojë armë bërthamore.
Presidenti amerikan ka bërë thirrje për një marrëveshje të re, mirëpo Irani ka kundërshtuar