Anglia ndalon botoksin dhe mbushjen e buzëve te personat nën 18 vjeç

Personat nën moshën 18 vjeçare nuk do të mund të injektojnë botulinum toksinë që njihet si botoks – ose mbushës të buzëve për arsye kozmetike në Angli.
Ligji i ri synon të mbrojë të rinjtë nga dëmet që sjellin ndërhyrjet. Ligji vjen pas disa vjetësh përpjekje për të rregulluar industrinë jokirurgjikale të bukurisë.

Megjithatë, aktivistët thonë se këto ndalesa nuk janë të mjaftueshme meqë nuk përfshijnë edhe procedura të tjera sikurse ngrehja e syve për të përvetësuar formën që është e popullarizuar dhe njihet si “syri i dhelprës”.

Sipas të dhënave të qeverisë, deri në 41,000 procedura të injektimit të botoksit u kryen nga personat e moshës nën 18 vjeçare në Angli vitin e kaluar.
Derisa analiza e kryer nga Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social thotë se ka pasë 29,300 procedura dermale të mbushjes që janë kryer nga kjo grupmoshë në vitin 2017.