Angelovska: Deri në fund të javës 100.000 kartela pagesore për qytetarët


Deri në fund të javës pritet të shpërndahen rreth 100.000 kartela nga bankat për shfrytëzuesit e kartelave pagesore vendore, ndërsa tashmë 10.000 qytetarë i kanë marrë kartelat dhe mund t’i shfrytëzojnë, deklaroi sot ministrja e Financave Nina Angelovska mysafir në emisionin “Utrinski brifing”.

“Të dhënat e reja që i kemi nga mëngjesi janë se deri në fund të javës pritet të shpërendahen 100 mijë kartela. Dhjetë mijë qytetarë tashmë i kanë marrë kartelat, mund të paguajnë dhe të blejnë me ato kartela pagesore. Edhe pse numri më i madh i kartelave është te tre bankat më të mëdha të cilat shpërndajnë, deri në fund të javës pritet rreth 100 mijë kartela të mbarojnë dhe të shpërndahen te qytetarët. Intensivisht, çdo ditë dorëzohen, shpërndahen, marrin kartelë pagesore”, theksoi Angelovska.

Personat të cilët janë përfshirë me urdhërin, ndërsa të cilët për shkak të ndonjë gabimi teknik nuk janë në listë, do të mund të dorëzojnë ankesë deri nesër.

“Gjatë uikendit janë dhënë përgjigje për mbi 1.000 qytetarë të cilët janë ankuar. Punohet në shpërndarjen e emailave deri te institucionet përkatëse nëse është Ministria e Arsimit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale… me qëllim që të kontrollohen sipas numrit amë, të vërtetohet nëse bëhet fjalë për gabim teknik, lëshime ose për ankesë të dorëzuar, ndërsa personi ndoshta nuk i plotëson kushtet, sipas urdhërit. Të gjithë që duhet të marrin, ndërsa kanë dorëzuar ankesë, do të marrin kartelë pagesore, ndërsa të tjerëve do t’u jepet përgjigje. Por, duhet ta kemi parasysh se procesi do të zgjasë duke e parë numrin e madh të emailave”, tha Angelovska.

Në lidhje me kërkesën e kërkuesve pasiv të punës, ministrja potencoi se kjo është masë e vëllimshme dhe ka të bëjë me kërkuesit aktiv të punës të cilët duan të punësohen. Personat të cilët nuk kërkojnë punë përmes Agjencisë nuk përputhen me këtë kategori.

“Limiti është vendosur në nivel të caktuar dhe punohet për shifër prej 120 mijë. Të mos harrojmë ta përmendim se kryetari i Qeverisë i ka prezantuar masat dhe ky kriter saktë më 17 maj ishte potencuar, ashtu që 5.000 persona të rinj të cilët nuk janë paraqitur si kërkues aktiv u paraqitën deri më 22 maj, deri në afatin përkatës. Dhe ato persona kanë hyrë në listë. Do të thotë kishte edhe periudhë përkatëse në të cilën personat të cilët kërkojnë punë kanë mundur të paraqiten në Agjencinë për punësim”, sqaroi Angelovska.

Ajo potencoi se përmes këtyre masave simulohet ekonomia dhe pritet të amortizohet goditja mbi ekonominë. “Gjithçka është disenjuar në atë mënyrë t’i zbusë pasojat mbi ekonominë”, nënvizoi Angelovska.