Angelov: “Fillimisht formimi i qeverisë, pastaj zgjidhja e kontestit”

Fillimisht duhet të formohet qeveria ën Sofje, që më pas të mund të arrijmë deri tek një zgjidhje për dallimet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, tha sot ambasadori bullgar në vend Angel Angelov.

“Bisedimet vazhdojnë, ato nuk janë ndalur asnjëherë dhe zhvillohen në mënyrë konfidenciale mes dy ministrive të Jashtme. Shpresoj se do të kemi një qeveri të re. Nesër është seanca e parë e Kuvendit të ri të Bullgarisë dhe shpresojmë që qeveria e re politike të arrijë marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Duhet të lëmë të formohet qeveria, sepse në Kuvend janë shtatë parti politike dhe është shumë e vështirë të arrihet një zgjidhje. Pra, shpresoj se fillimisht do të zgjedhim një qeveri, që më pas të mund të arrihet një zgjidhje, tha Angelov.