Angellovski: Arrestohet një person për shkelje të rendit dhe qetësisë në Shkup (VIDEO)

Pas hapjes së vendvotimeve deri tani është regjistruar një shkelje e rendit dhe qetësisë në Shkup në një vendvotim në Shkollën Fillore “Petar Pop Arsov” kur personi V.Sh. 47 vjeç ka prishur rendin dhe qetësinë me atë që ka filluar një

zënkë me përfaqësuesit e Këshillit zgjedhor në një moment edhe ka tërhequr nga çanta anëtaren e këtij komisioni zgjedhor dhe më pas me celular ka fotografuar hapësirën” njoftoi zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski.