Angellovska: Secili që ka mundësi mundet thjeshtë të kontribuojë në luftën kundër KOVID-19 përmes platformës donatore

Secili që ka mundësi përmes https://solidarnost.gov.mk/ mundet lehtë dhe thjeshtë të kontribuojë në luftën kundër KOVID-19 me donacionin e tij, porositi ministrja e Financave, Nina Angellovska në profilin e saj në Fejsbuk.

“Përfshihuni, kontribuoni, shpërndani, regjistrohuni në listën e donatorëve… Sepse jemi bashkë në këtë, ndërsa bashkë jemi më të fuqishëm!, shkroi ministrja.

Deri më tani, siç bën të ditur, në llogaritë donatore në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Fondin Solidar KOVID në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë donuar mbi 200 milionë denarë.

– www.solidarnost.gov.mk është platformë për donacione për ndihmë në tejkalimin e krizës COVID-19, të cilën e krijuam me mbështetje nga International Republican Institute (IRI) и USAID North Macedonia, qëndron në publikimin.

Mund të donohet me kartelë pagesore, ndërsa të gjithë që kanë donuar deri më tani përmes transferit bankar mund të regjistrohen në listën e donatorëve. Mjetet e donuara përdoren për përballje me KOVID dhe atë: për blerje të pajisjeve për shëndetësi për përballje me KOVID dhe për masa socio-ekonomike, për mbështetje të disa kategorive të qytetarëve të cilëve iu nevojitet ndihmë.

“Falënderim për mbi 1.000 bashkëqytetarë të cilët deri më tani kanë donuar edhe mbi 130 kompani të cilat treguan solidaritet dhe përgjegjësi shoqërore. Gjithashtu falënderim për UNIBank e cila e mbështet këtë projekt dhe mundëson procesim të të gjitha donacioneve pa kurrfarë shpenzimesh”, shkroi ministrja në publikimin në Fejsbuk.