Angellovska për shkurtimin e mjeteve për partitë: Të gjithë duhet të mbajnë një pjesë të barrës

Ulja e mjeteve për partitë politike me Dekret qeveritar u propozua nga Ministria e Drejtësisë, për buxhetin e së cilës është dedikuar financimi i partive politike në përputhje me ligjin, deklaroi sot ministrja e Financave Nina Angelovska.

“Më parë ishte 0.15 për qind e të ardhurave të përgjithshme, por tani në pajtim me krizën dhe ja konsensusin nga të gjitha partitë politike kjo përqindje është 0.04 për qind, ose me vendimin e propozuar për të shkurtuar janë zvogëluar shumat e konsiderueshme të mjeteve, diku rreth 100 milionë denarë, në krahasim me më shumë se dy fish që kanë qenë në fillim të vitit”, tha Angelovska, duke shtuar se të gjithë duhet të mbajnë një pjesë të ngarkesës.

Përkujtoi se për këtë çështje është diskutuar para disa muajve me vendimin e parë për shkurtim, por deri tani nuk është miratuar me dekret dhe nuk është miratuar në seancë të Qeverisë, ndërsa kjo tani është zyrtarizuar.

Qeveria dje me dekret ka shkurtuar katër milionë euro partive politike ndërsa mjetet, siç kumtoi dje shërbimi qeveritar për media, do të ridedikohen në buxhetin për ballafaqim me pasojat nga pandemia, ndërsa për partitë politike mbeten diku më shumë se një milionë euro të cilat duhet të shpërndahen në pajtim me dispozitat ligjore.