Angellovska: Interesat e kredive nuk falen askund

Stabiliteti ekonomik i vendit bazohet dhe varet nga sektori bankar, i cili tani është stabil, ndërsa i tillë duhet të mbetet edhe pas përfundimit të krizës së koronës, por interesat e kredive askund nuk falen, tha ministrja e Financave, Nina Angellovska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a është e kënaqur nga solidariteti i bankave pasi publikuan se i shtyjnë kreditë, por do të llogarisin interes për periudhën gjatë shtyrjes.

Siç theksoi, dy javët e kaluara bashkë me Bankën Popullore dhe bankat komerciale është punuar në zgjidhje adekuate që do t’i mbrojë qytetarët sot, por edhe në të ardhmen.

Angellovska tha se bankat tashmë i shtyjnë këstet e personave fizikë jo vetëm për tre muaj,por edhe për gjashtë, që, sipas saj është tregues se po arrihet deri te zgjidhjet më të mira me dialog, vlerësim të rreziqeve dhe me propozim konstruktiv.

Sipas Angellovskës, interesat e kredive nuk falen askund.

Kur parashtrohet pyetje se vallë interesat do të shtyhen komplet, të ngrihen, të hiqen ose të falen duhet të kemi parasysh madje edhe te vendet në të cilat është i a.q. moratorium interesat tërësisht nuk fshihen ose pezullohen ose falen. Për shembull Sllovenia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Serbia kanë moratorium, por interesat llogariten dhe riprogramohen në periudhën e ardhshme. Mbrojtja e sektorit bankar nuk nënkupton se Qeveria nuk kërkon nga bankat që të solidarizohen, por nënkupton se synon që t’i mbrojë qytetarët edhe në afat të gjatë sepse stabiliteti i bankave është i rëndësishëm për mbrojtjen e qytetarëve dhe mjeteve të tyre edhe në të ardhmen, tha Angellovska.

Ministrja e Financave paralajmëroi se në mbledhjen e sotme të Qeverisë do të propozohet plotësimi i vendimit për kreditimin nga Banka zhvillimore me linjën e parë kredituese, që do të mundësojë për kredi të aplikojnë edhe veprimtaritë për transport.

Linja kredituese prej 5,7 milionë euro ishte e hapur për sektorët më të prekur: hotelieri, transport dhe turizëm. Tani, sqaroi ministrja, do të hapet linja e dytë në vlerë prej tetë milionë euro e cila do të ketë mbulim më të madh, gjegjësisht do t’i përfshijë jo vetëm këto, por edhe sektorët tjerë të goditur dhe do të ofrojë vlera më të larta të kredive gjegjësisht deri në 90 mijë euro varësisht numri të të punësuarve të kompanisë.

Siç informoi, Qeveria e shqyrton si opsion edhe masën për shtyrjen e pagesës së qirave, ndërsa deri sa nuk finalizohet dhe precizohet kjo bëri thirrje të gjithë të cilët kanë mundësi ta shtyjnë pagesën.

Duke u përgjigjur në pyetjen tha se pagesa e të gjitha obligimeve të ndërmarra nga shteti drejtë firmave do të realizohet në afatin më të gjerë dhe nëse ka mundësi më herët të ruhet likuiditeti i kompanive.

Sa i përket asaj se odat ekonomike nuk janë të kënaqura nga masa ekonomike të Qeverisë, Angellovska u përgjigj se pakoja e masave është me të vërtetë serioze, pako mirë e menduar e krijuar në konsultim me odat ekonomike, bashkësinë akademikë dhe ishin pranuar vërejtje të caktuara.

Vlera e pakos së dytë të masave kushton rreth 200 milionë euro